Pse mungoi në protestën para SPAK “grupi” Bardhi? Përgjigjet Luçiano Boçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se mungesa e disa deputetëve të PD, përfshirë Gazment Bardhin në protestën para SPAK për Berishën, lidhet me angazhimin e gjithanshëm të PD para zgjedhjeve.
Boçi tha se deputetët nuk e kanë me detyrim të marrin pjesë në këto angazhime, në një kohë që PD është në fushatë dhe aksion politik.
“Energjitë tona nuk janë të përqendruara vetëm te SPAK, jemi në organizmi total dhe në aksion politik dhe nuk jemi të përqendruar me të gjitha forcat te SPAK, nuk jemi në luftë me SPAK. Në varësi të angazhimit të çdo deputeti në terren, nëse e ka të mundur vjen, nuk është e detyrueshme, është opsionale. Shyqyr që nuk erdhën të gjithë, kemi shpërndarë forcat, kemi njerëz që merren me terrenin, ka njerëz që merren me programin, kanë qenë në angazhimet e tyre politike, kanë pasur komunikime. Bardhi ka qenë në aktivitetin e tij politik, jemi në një fushatë”, tha Boçi.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

