Roland Bejko përkujton Pjetër Arbnorin: I mungon politikës shqiptare, por edhe si intelektual, shkrimtar e publicist

18 Janar 2024, 19:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Roland Bejko përkujton Pjetër Arbnorin: I mungon politikës

Nënkryetari i PD, Roland Bejko, ka përkujtuar sot Pjetër Arbnorin, njohur dhe si Mandela shqiptar. Bejko shkruan se ai i mungon sit më shumë se kurrë politikës, por edhe lexuesit.

''Nga Pjetri ruaj kujtime të bukura. Njëra prej tyre është edhe kjo foto me dedikim dalë në 1993 në një takim me Presidentin Amerikan, mikun e shqiptarëve, Bill Klinton,'' shkruan ndër të tjera Bejko.

Postimi i plotë

I lindur më 18 janar 1935, Pjetër Arbnori, i njohur si Mandela shqiptar për shkak të dy jetëve kaluar në burgjet komuniste, sot do të mbushte plot 89 vjeç.
Politikës shqiptare, Partisë Demokratike, Shqipërisë, për fat të keq, i mungojnë burrat e urtë, burrat e sakrificës, autoriteti i të cilëve, buronte jo nga klithmat tribale, por nga aktet qytetare, humane, nga kultura e lartë e tyre, e mblatuar mbi vlera të forta morale të qëndrueshme, fisnike, qytetare, dhe patriotike.
Pjetri baba dhe bashkëshort, i mungon familjes së tij fisnike.
Si burrë shtetas, i mungon politikës shqiptare. Si intelektual, shkrimtar, përkthyes, e publicist, i mungon lexuesit të tij.
Si qytetar, u mungon me humorin e hollë prej shkodrani, miqve të shumtë.
Pjetrin e donin të gjithë, me dhe pa parti, shqiptarë e të huaj, të majtë e të djathtë.
Unë pata fatin të rritesha në një mjedis politik të ashpër brenda PD në vite të vështira, por i bekuar që pata mundësinë të mësoja nga mendje urtët si Pjetri ynë i madh.
Nga Pjetri ruaj kujtime të bukura. Njëra prej tyre është edhe kjo foto me dedikim dalë në 1993 në një takim me Presidentin Amerikan, mikun e shqiptarëve, Bill Klinton.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Pjetër Arbnorit, mikut tonë të çmuar!

Roland Bejko përkujton Pjetër Arbnorin: I mungon politikës

 

 

 

 

 

 

Po ndodh...

ide