Sali Berisha pyetet pse Escobar nuk do takojë gjatë vizitës në Tiranë, shmang përgjigjen

11 Prill 2023, 12:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha pyetet pse Escobar nuk do takojë gjatë vizitës

Sali Berisha doli këtë të martë për të dënuar atentatin me tritol ndaj kreut të Rithemelimit të degës Vau i Dejës,  Benard Ndreca. Pasi akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Çuçi si organizatorë të këtij akti të rëndë, në fund të fjalës së tij, ai u pyet edhe për vizitën e sotme në Tiranë të të dërguarit special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Berishës ju kërkua një koment për faktin se në axhendën e tij të takimeve ku përveç kryeministrit dhe presidentit pritet që të takojë edhe pjesëtarë të opozitës si Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Ilir Metaj, ai nuk do takojë atë. Përgjigjja e kreut të Rithemelimit ishte se nuk kishte dalë për këtë çështje dhe nuk kishte asnjë koment.

 

Po ndodh...

ide