Sekuestrimi i apartamentit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, mbetet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO-së

21 Nëntor 2024, 17:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Sekuestrimi i apartamentit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, lidhur me vendimin e Apelit për sekuestrimin e apartamentit të tij. Kështu Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e rekursit për vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së, më datë 31 korrik 2024.

Në vendim përfshihej sekuestrimi i një apartamenti 81 metra katrorë të ish-kryetarit të bashkisë se Himarës. Për këtë, u ngarkua Prokuroria e Posaçme dhe Agjencia për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.  

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.

 

Po ndodh...

ide