Dashamir Shehi: Trump s’ka hyrë akoma në zyrën e vet, Amerika nuk merret me Berishën

Dashamir Shehi pati një përballje me nënkryetarin e PD, Luçiano Boçi në emisionin Barometri në Euronews Albania.
Shehi kundërshtoi mendimin e Boçit se zgjedhjet e SHBA-së kanë pasur ndikim në vendimin e gjykatës për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.
“GJKKO dha vendimin e duhur por këtu hymë në një politikë konspirative. Trump akoma s’ka hyrë në zyrën e vet, nuk merret me Berishën”, tha Shehi.
Ai shtoi se me krijimin e këtyre ideve, do vijë një moment kur populli opozitar do të zhgënjehet.
“Duke krijuar idetë dhe përceptimet se Trump dhe Amerika është me ne, është e mundur që populli opozitar të zhgënjehet. Kushdo që ka qenë në pushtet ka qenë pro-amerikan. Gjithashtu gjykoj se vendimi duhej të ishte marrë me kohë, gjykatësja ka bërë një punë të mirë”, tha Dashamir Shehi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


