“Shtetas grekë kanë ardhur me autobusë në Himarë përpara zgjedhjeve”, gazetarja debat me Dhimojanin

4 Mars 2024, 22:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shtetas grekë kanë ardhur me autobusë në Himarë
Gazetarja Anduena Llabani është përplasur në studion e “360 Gradë” me kryetaren e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani.

Gazetarja ka thënë se shtetas grekë kanë ardhur me autobusë në Himarë përpara zgjedhjeve, ndersa Fredi Beleri kishte krijuar dhe një lloj dakordësie me shumë banorët, të cilët i kishte pajisur me pasaporta greke.

Nga ana tjetër, Dhimojani e ka kundërshtuar duke thënë se mund të merrni formularin e dekriminalizimit dhe mund të vërtetoni shumë thjesht të gjitha vendimet gjyqësore si në territorin brenda Shqipërisë dhe jashtë.

Llabani: Zoti Beleri kishte krijuar dhe një lloj dakordësie me shumë banorë, duke i pajisur me pasaporta greke. unë di që zoti Beleri ka pajisur njerëz me pasaporta në këmbim të votës. Unë di që furgona dhe autobusa me shtetas grekë vinin në Himarë për të krijuar situata para zgjedhjeve. Unë di që 50 shtetas grekë janë shpallur non grada nga policia shqiptare, sepse figurojnë persona kontigjentë të dy grupeve terroriste të shpallura në Greqi. Nëse kemi të bëjmë me një njeri që ka precedent penale, në Greqi, atëherë çfarë pritet tani.

Dhimojani: Zoti Beleri i ka bërë të ditura të gjitha vendimet gjyqësore si në territorin brenda Shqipërisë dhe jashtë. Mund ta merrni formularin e dekriminalizimit dhe mund ta vërtetoni shumë thjesht. E dyta, për sa i përket deklaratës që në Himarë vijnë autobusa me shtetas grekë, ju keni informacion që në Himarë ka votues grekë dhe kanë ardhur?

Llabani: Unë po flas për rastin konkret. Autobus me shtetas grekë janë përcjellë nga territori për zgjedhje, kanë ardhur në Himarë. Nuk po bëj deklaratë, po jap informacione.