'Shuplaka'/ Zyrtari i BE: Plotësoni reformat! Keni një muaj kohë për të marrë fondet tona!

29 Shkurt 2024, 11:10 / POLITIKË ALFA PRESS

'Shuplaka'/ Zyrtari i BE: Plotësoni reformat! Keni një muaj

Në samiti BE-Ballkani Perëndimor fjalën e mori dhe Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman.

Koopman gjatë fjalës së tij ai tha se duhet ritëm i lartë pune në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE-së duke shtuar se ka mbetur vetëm një muaj kohë për mbylljen e axhendës së reformave.

“Së pari prania e udhëheqësve këtu është dëshmi për angazhimin tuaj. Por nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit, por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre.

Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale. Ritmi është i lartë, por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave.

Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush, por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës,” tha ai.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128