"Spitalet private rruajnë lekët e shqiptarëve", Korreshi denoncon kushtet në Spitalin e Lushnjës: Situata është dramatike

13 Shkurt 2026, 13:34 / POLITIKË ALFA PRESS

"Spitalet private rruajnë lekët e shqiptarëve",

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi, ka denoncuar para mediave në spitalin e Lushnjës, kushtet problematike në këtë spital.

Mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025, në 92 milionë këtë vit (të reja), lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit, në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor, si dhe probleme të tjera.

“Sot situata është dramatike. Pamjet flasin vetë le të vijnë ta shikojnë. E para duhet ndryshuar statusi nga bashkiak në rajonal. Të ketë më shumë investime, buxhet. Ka diferencë prej 150 mln lekësh. Edhe analizat ia kanë dhënë privatit, janë duke e bastarduar qytetin. Nuk ka as medikamente, ky ka qenë spital i jashtëzakonshëm, kanë ardhur nga të gjitha zonat këtu, janë 250 mijë njerëz, por sot që flasim ne nuk ka asnjë pajisje që punon. Mamografia gjithmonë e prishur, skaneri po ashtu, aparaturat që ka urgjenca, madje çfarë bie jashtë hyn brenda, mos o Zot ndodh diçka, madje edhe ekon e ka financuar një bankë. Edhe te Gjinekologjia nuk ka aparatura, po të flasësh me gjinekologët atje mëson se çfarë ndodh, nuk po flas më për kushtet që janë dramatike, jo vetëm mjetet që mungojnë. Spitalet private rruajnë lekët e shqiptarëve, ju e dini të gjithë pacientët e Lushnjës shkojnë për analiza në Tiranë”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...