Skandali me tenderat e AKSHI-t, jep dorëheqjen nga detyra Mirlinda Karçanaj

Mirlinda Karçanaj është liruar nga detyra.
Mësohet se lirimi nga detyra i drejtoreshës së AKSHI-t ka ardhur si rrjedhojë e dorëheqjes me efekt te menjëherëshëm të dorëzuar nga ajo në 10 shkurt.
Sipas të njëjtave informacione, deri më tani thuhet se posti i saj i ka kaluar Igli Tafës, i cili deri më tani ka mbajtur funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm, të Autoritetet Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë.
Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO.
Që prej arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128