Putin paralajmëron Ukrainën: Përgjigjja ndaj sulmeve mbi rafineritë ruse, e pashmangshme

24 November 2026, 17:48 / BOTA ALFA PRESS
Putin paralajmëron Ukrainën: Përgjigjja ndaj sulmeve mbi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Moska do t’u përgjigjet “në mënyrë të pashmangshme” sulmeve të vazhdueshme të Ukrainës ndaj rafinerive ruse të naftës.

Gjatë deklaratave të tij të martën, Putin theksoi se qeveria ruse duhet të diskutojë masa shtesë sigurie për mbrojtjen e objekteve energjetike, të cilat janë bërë objektiv i sulmeve ukrainase.

Kreu i Kremlinit gjithashtu pretendoi se Presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar shprehimisht Ukrainës të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse.

Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse kanë shtuar tensionet mes Moskës dhe Kievit, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

 

 

Po ndodh...