Që nga mbrëmja e djeshme pa drita, riparohet defekti i rëndë, rikthehet energjia elektrike në Përrenjas

24 November 2026, 14:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Që nga mbrëmja e djeshme pa drita, riparohet defekti i

Është rikthyer furnizimi i plotë me energji elektrike në Bashkinë e Përrenjasit, pas defektit të rëndë që la jashtë funksionit tre kabina elektrike që prej mbrëmjes së kaluar.

Ekipet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) kanë përfunduar ndërhyrjen për riparimin e fiderit nr. 1, 6 kV, i dëmtuar gjatë motit të keq, me stuhi dhe breshër.

Bëhet me dije se kabulli i dëmtuar ndodhej në linjën nëntokësore, në dalje të nënstacionit, ku kalojnë edhe linja të tjera të tensionit. Për këtë arsye, lokalizimi dhe gërmimi në vendin e avarisë kërkuan kujdes të veçantë dhe ndërhyrje teknike të specializuar.

Kushtet e këqija atmosferike nuk lejuan avancimin e punimeve gjatë natës, ndaj riparimi vijoi sërish në orët e para të mëngjesit.

Me përfundimin e ndërhyrjes, rrjeti elektrik në Përrenjas është rikthyer në funksion të plotë.

Po ndodh...