Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Katër persona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportimeve të mediave, Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj dyshohet se i kanë ofruar ndihmë pas krimit të dyshuarit kryesor, Albert Sylaj, ndërsa Nurije Sylaj, ish-vjehrra e viktimës, dhe Driton Sylaj, ish-kunati i saj, dyshohen për nxitje të vrasjes.
Ndaj dy personave të parë po zhvillohen hetime për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe Prokuroria janë kontaktuar për konfirmim zyrtar të arrestimeve.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë, pak minuta pasi kishte raportuar dhunën në familje në stacionin policor. Albert Sylaj, ish-kunati i saj dhe i dyshuari për vrasjen, ishte arrestuar më 27 tetor.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


