Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi të hënën se Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, duke shtuar se bisedimet për paqen, në nivel këshilltarësh, mes Ukrainës, Rusisë, Europës dhe Shteteve të Bashkuara mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi gjatë javëve të ardhshme.
“Sigurisht, Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë”, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Berlin. Ai përsëriti se Europa kërkon një paqe “të drejtë” dhe “të qëndrueshme” në Ukrainë.
Merz vuri në dukje se negociatat në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare mund të zhvillohen së shpejti, në një format që përfshin Ukrainën, Rusinë, Europën dhe SHBA-në.
“Kjo mund të zhvillohet, për shembull, sërish në Abu Dhabi”, u shpreh kancelari gjerman.
“Shpresojmë që edhe pala ruse të jetë e gatshme të marrë pjesë në këto bisedime, për të cilat është rënë dakord me Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.
Merz i bëri gjithashtu thirrje Moskës të ndalë shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve europiane aleate të NATO-s.
“Dua ta them shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok: Rusia duhet t’i ndalë menjëherë këto provokime, këto provokime të rrezikshme”, theksoi Merz. “Polonia mund të llogarisë në solidaritetin tonë të plotë në këtë drejtim.”
Kancelari iu referua gjithashtu incidenteve të fundit në Detin Baltik dhe tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Finlandës, në një kohë kur janë raportuar shkelje të hapësirës ajrore dhe një sulm i pretenduar me dron ukrainas ndaj një anijeje mallrash ruse në Gjirin e Finlandës.
“Gjatë fundjavës kemi qenë në komunikim intensiv me njëri-tjetrin. Sipas vlerësimit tonë, Finlanda ka vepruar me maturi dhe përgjegjësi të madhe, për të cilën i jemi mirënjohës”, tha Merz.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


