“Nuk dua të operohem në spitalin e Fierit”/ GJKKO i përgjigjet Veliajt: Nuk është kompetencë e jona, vendos Drejtoria e Burgjeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendin ku do të kryhet ndërhyrja e tij kirurgjikale në këmbë. Gjykata ka bërë me dije se nuk është kompetente për të vendosur se në cilin spital duhet të operohet Veliaj, duke ia lënë këtë përgjegjësi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas përgjigjes së GJKKO-së, organizimi dhe garantimi i shërbimit shëndetësor për personat e paraburgosur dhe të dënuar është kompetencë e Drejtorisë së Burgjeve, në bazë të ligjit për trajtimin e kësaj kategorie personash.
Kërkesa e Veliajt vjen pas kundërshtimit të tij për të kryer operacionin në Spitalin Memorial të Fierit, ku autoritetet e burgjeve kishin planifikuar ndërhyrjen kirurgjikale për ditën e hënë, më 23 nëntor.
Prej ditësh, çështja e trajtimit mjekësor të Erion Veliajt është shoqëruar me deklarata dhe reagime nga ana e kryebashkiakut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas këtij institucioni, pas konsultave dhe ekzaminimeve mjekësore, specialistët ortopedë kishin rekomanduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit, duke e cilësuar atë jo emergjente. Burgjet bënë me dije se operacioni ishte planifikuar për më 23 nëntor dhe se Veliaj duhej të paraqitej një ditë më parë për analizat dhe procedurat paraprake.
Nga ana tjetër, Veliaj kundërshtoi kryerjen e ndërhyrjes në këtë spital, duke kërkuar që të vlerësohej nga një mjek i zgjedhur prej tij dhe operacioni të kryhej në një spital të përzgjedhur nga familja.
Më 21 nëntor, avokati i tij, Plarent Ndreca, iu drejtua me kërkesë urgjente GJKKO-së, duke kërkuar autorizimin për shoqërimin e Veliajt në Spitalin Continental në Tiranë, ku do të kryente një konsultë me ortopedin Alfred Gega dhe, nëse konfirmohej nevoja mjekësore, ndërhyrjen kirurgjikale.
Më 22 nëntor, Veliaj refuzoi të paraqitej në Spitalin Memorial të Fierit për analizat paraoperatore, duke deklaruar se priste një përgjigje nga GJKKO-ja për kërkesën e tij.
Në një reagim publik, ai theksoi se nuk po refuzonte trajtimin apo operacionin, por kundërshtonte vendin ku ishte planifikuar të kryhej ndërhyrja.
“Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?”, ishte një prej deklaratave të Veliajt, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte ndikuar në transferimin e tij në Fier.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


