Demokratët e Kukësit përzgjedhin kanditaturat për kryebashkiakun e ri, nga Gëzim Shehu dhe Rrahman Demaj te Shkëlqim Shehu

24 November 2026, 12:26 / POLITIKË ALFA PRESS
Demokratët e Kukësit përzgjedhin kanditaturat për

Dega e Partisë Demokratike Kukës, ka mbyllur procesin e përzgjedhjes së emrave të cilët preferohen të jenë kandidat të kësaj force politike për kryetar të Bashkisë së tyre në zgjedhjet e 9 majit 2027. Baza e partisë ka propozuar si kandidat të preferuar të tyre për kryetar bashkie, Gëzim Shehun, Rrahman Demaj dhe Shkelqim Shehun.

Gëzim Shehu njihet si një figurë me integritet të lartë dhe përbashkuese, jo vetëm brenda demokratëve kuksian, por edhe shtresave të tjera të shoqërisë në qarkun e Kukësit. Gëzim Shehu ka qenë i zgjedhur dy here kryetar i Komunës Shtiqen, si dhe drejtor i suksesshëm i Ujsjellësit Kukës.

Kandidati tjetër i përzgjedhur, Rrahman Demaj, ka qenë drejtor i IKMT në bashkinë e Kukësit. Kurse kanditari tjetër i propozuar, Shkelqim Shehu, ka mbajtur detyrën e përgjegjësit të zyrës së Gjendjes Civile, bashkia Kukës. 

Sipas udhëzimit të kryetarit të PD, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të datës 12 nëntor, të gjitha propozimet nga degët e PD në gjithë Shqipërinë duhet të mbyllen deri në 30 nēntor. Më pas vlerësimi i kandidaturave do të kryhet nga një Komision i Seleksionimit me pesë anëtarë, i cili do t’i rekomandojë Kryesisë së PD-së, emrat që plotësojnë kriteret.

 Ndërkohë, deputetët e PD-së dhe kryetarët aktualë të bashkive konsiderohen automatikisht të kualifikuar për fazat e mëtejshme./Alfapress.al

Po ndodh...