Jeta Deda emërohet në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, zëvendëson Elisaveta Treskën

Jeta Deda ka marrë drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke pasuar në këtë detyrë Elisaveta Treskën.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se drejtuesja e re do të ketë përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e institucionit, me fokus forcimin e kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimin dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve.
“Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve. Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!”, thuhet ne njoftimin e ministrisë.
Jeta Deda vjen në këtë detyrë pas një karriere në drejtimin e institucioneve publike. Prej nëntorit 2026, Deda figuron në detyrën e Këshilltares së Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Nga dhjetori 2023 deri në nëntor 2026, ajo ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).
Më herët, nga dhjetori 2021 deri në nëntor 2023, ka drejtuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), institucion në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


