Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë, zhduken mbi 275 mijë euro

24 November 2026, 15:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë, zhduken

Persona të panjohur kanë depërtuar gjatë mbrëmjes së hënës në ambientet e kompanisë “M-Technologie”, në fshatin Lebanë të Prishtinës, nga ku kanë vjedhur mbi 275 mijë euro nga dy kasaforta.

Sipas raportimeve të Sinjalit, vjedhja ka ndodhur më 23 nëntor, në intervalin kohor nga ora 02:00 deri në 04:30.

Fillimisht, personat e dyshuar kanë thyer derën kryesore të objektit, ndërsa më pas kanë hapur me forcë edhe tetë dyer të zyrave të ndryshme, duke dëmtuar gjithsej nëntë dyer.

Nga kasaforta në zyrën e zëvendësdrejtorit janë marrë rreth 100 mijë euro, ndërsa nga kasaforta në zyrën e kontabilitetit janë vjedhur 175 mijë e 300 euro.

Vlera e përgjithshme e parave të vjedhura arrin në 275 mijë e 300 euro.

Kujtojmë se kompania “M-Technologie” aksionarë të saj janë familjarë të Behgjet Pacollit, Osman Pacolli, Sefedin Pacolli, Rrahim Pacolli, Afrim Pacolli, Islam Pacolli dhe Rrustem Pacolli.

Po ndodh...