Historike për futbollin! CAS zyrtarizon fituesin e finales Senegal-Marok

24 November 2026, 16:07 / SPORT ALFA PRESS

Historike për futbollin! CAS zyrtarizon fituesin e finales Senegal-Marok

CAS ka vendosur që Senegali të jetë kampion i Afrikës si fitues në fushë, duke anuluar rezultatin 0-3 që u dha në tavolinë për Marokun. Një ditë historike kjo për futbollin, duke hedhur poshtë vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit(CAF).

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka treguar pas 310 ditësh se kush e meriton ta mbajë titullin në Afrikë. Kujtojmë se sfida u luajt më 18 janar të këtij viti në Rabat.

Senegali fitoi në fushë me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Fillimisht ekipi kishte braktisur fushën për rreth 15 minuta, pasi u akordua penallti për Marokun.

Penalltia e Marokut u prit dhe Senegali fitoi në shtesa. Konfederata Afrikane e Futbollit vendosi pas ankesës së Marokut, që t’i jepte titullin këtyre të fundit. Senegali reagoi duke e dërguar çështjen në CAS dhe ku ka fituar të drejtën e tij.

Po ndodh...