"Tirana është qyteti i të gjithëve", Jupi: Edi Rama e ktheu 105-vjetorin e kryeqytetit në seancë propagande Anti SPAK

Kandidatja për deputete e PD-Demokratët Euroatlantikë, Taulanda Jupi, ka reaguar lidhur me ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Jupi e cilëson këtë aktivitet një seancë propagande për t'i "amnistuar" imazhin Erjon Veliajt dhe për të lëshuar gjuhën kundër SPAK.
"Edi Rama e ktheu 105-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet nga një festë për qytetin e përbashkët, në një seance propagande për ti “amnistuar” imazhin e Erjon Velisë dhe për të lëshuar gjuhën e tij të ngjyer në llumin e kënetës ANTI-SPAK." - shkruan Jupi në platformën X.
Më tej ajo thotë se Tirana është e të gjithëve dhe ky 105-vjetor duhet të ishte një mundësi për të forcuar indentitetin e kryeqytetit.
"Festimet e këtij 105-vjetori duhej të ishin një mundësi për të forcuar identitetin qytetar dhe për të promovuar bashkëpunimin, bashkjetesën, zhvillimin, duhet të ishte një moment reflektimi dhe bashkimi, jo një mundësi për të dhënë alibi për ata që kanë keqpërdorur votën dhe besimin e qytetarëve.
Tirana është qyteti i të gjithëve, Tirana jonë meriton më shumë." - përfundon kandidatja për deputete e Demokratëve Euroatlantikë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

