Tubimi para bashkisë/ Kalemaj: Kaluam nga “Rama ik” te “Veliaj ik”?! Protesta thellësisht partiake nuk sjell pjesëmarrje

6 Maj 2024, 14:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Tubimi para bashkisë/ Kalemaj: Kaluam nga “Rama ik” te

Politologu Ilir Kalemaj duke komentuar protestën para Bashkisë së Tiranës, tha që së fundmi kemi një zbritje të presionit të opozitës nga kryeministri te kryebashkiaku, duke kaluar nga “Rama ik” te “Veliaj ik”.  

Kalemaj vë në dukje se protesta e opozitës ka qenë thellësisht partiake, me figura të vjetra, çka sipas tij ka sjellë një pjesëmarrje jo të lartë qytetare. Sipas politologut çalon organizimi i protestës, ndërsa sipas tij në vijën e parë duhet të ishin këshilltarët bashkiakë dhe figurat e reja.

"Është afera e inceneratorëve që ka gllabëruar 130 milionë euro, dhe afera “3D” që dyshohet 30 milionë euro. Deri tani janë 5 drejtorë nën akuzë për këto vepra, ndoshta edhe për pastrim të produkteve elektorale. Ndoshta është pyetje për opozitën, që a kemi nga  “Rama ik” në “Veliaj ik”. Nga mediat e majta kështu është artikuluar ditët e fundit, që kemi një zbritje të presionit ndaj Ramës, ato protesta revolucioni që u paralajmëruan, që do çonte në një rënie te qeverisë Rama, ardhjen e një qeverie teknike, nuk i kemi më këto kërkesa të artikualuara.  Mendoj që nëse i Fierit dhe Elbasanit, kanë elementë të veprave penale, ky i Tiranës është mega aferë. Nuk ka nisur ende ndërtimi i inceneratorit që duhet të dorëzohej në 2026-ën. Kemi një marrje të atributeve të këshillit bashkiak nga Veliaj.

Arsyeja pse s’ka ashtu shumë njerëz lidhet me dy gjëra, e para organizimi, fakti që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është shpërbërë, pasi aty është vetëm një person, kryetarja e Gjykatës së Apelit të PD Rithemelim, por që s’ka lidhje me 90 e ca për qind të protestuesve kundër shembjes së teatrit që e denoncojnë zonjën në fjalë. Pra është një figurë e konsumuar publike. Pjesëmarrjen kryesore e ka nga Rithemelimi dhe partitë aleate, janë protestues profesionist, që i kemi parë në 30 vjet, ndërkohë që ajo që duhej bërë për mendimin tim, ishte që këshilltarët bashkiak të opozitës të ishin ata që organizonin protestën, që të jepnin një mesazh që përtej sinoreve të ndarjes së politikës së madhe kur vjen puna për çështje të qytetit të Tiranës, ata janë bashkë. Duke qenë se këshilltarët e rinj bashkiakë janë figura të reja, që nuk mbartin mëkate nga e kaluara. Aq më tepër që një pjesë janë me bluzë “Lironi Berishën”, disa janë edhe familjarë të Berishës, aq sa krijohet një konfuzion për çfarë po protestohet. Diçka çalon me organizimin që nuk mbillet mjaftueshëm besim për të dalë. Nuk shohim atë mbështetje të madhe, numrat, që nëse do ishte protestë e madhe s’do kishte nevojë për molotov. Sot po shihja një sondazh që z.Veliaj sot kishte pëlqyeshmëri të ngjashme me Ramën. Është e pafalshme për një opozitë që në kushtet e zullumeve kaq të mëdha, që çdo ditë të përshfaqen të reja, përveç ‘5D’, të gjitha këto do mjaftonin për të rrëzuar një kryebashkiak. Duke mbajtur një protestë thellësisht partiake, kjo bën që një pjesë e mirë e qytetarëve të ndihen skeptikë dhe të mos bashkohen”.

 

Po ndodh...

ide