U dënua me 2 vite, por sa kohë do qëndrojë në burg Fredi Beleri?

Gjykata e Posaçme ditën e djeshme ka dhënë verdiktin për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.
GJKKO vendosi ta dënojë me 2 vjet burg Belerin, ndërsa po dje GJKKO dënoi 1.6 vjet burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vjet në shërbim prove. Dënimi alternativ për Kokaveshin u vendos për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Nga ana tjetër, Beleri pritet të qëndrojë rreth 9 muaj në qeli, pasi vuajtja e dënimit nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. Fredi Beleri dënimin e mbetur do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dy vjet e gjysmë burg për Belerin, nën akuzën e blerjes së 8 votave për shumën prej 40 mijë lekësh. Seanca kaloi mes debateve mes të pandehurit dhe gjyqtarit, para se sa trupa të tërhiqej për vendim, ndërkohë jashtë prisnin mbështetësit e kryebashkiakut të zgjedhur Himarës, të cilët kanë reaguar në kor pas dhënies së vendimit për dënimin e tij.
Vetëm pak çaste pas dhënies së vendimit për dënimin e Fredi Belerit, GJKKO me anë të një njoftimi për mediat ka sjellë edhe vendimin e plotë të marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë.
Vendimi i argumentuar i GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 31.07.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal.
Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 14, datë 05.03.2024 vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurit Pandeli Kokaveshi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 59 të K. Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vënë të pandehurin Pandeli Kokaveshi në provë për një periudhë kohe prej 3 (tre) vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
Në zbatim të nenit 261/ 1 shkronja “b” të K.Pr.Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” e caktuar ndaj të pandehurit Pandeli Kokaveshi me vendimin Nr. 19, dt. 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 328 – 25 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dhionisios Alfred Beleri, fillon nga dita e arrestimit të tij dt. 12.05.2023 dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumen totale 166.920 (njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit përkatës, u ngarkohen të pandehurve, në mënyrë solidare. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit..
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



