Qeveria forcon ligjin për mbrojtjen e krerëve të GJKKO, SPAK dhe BKH-së: Truproja të dy niveleve dhe ruajtje deri në 2 dhe 3 vjet pas mbarimit të detyrës

8 Tetor 2025, 19:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Qeveria forcon ligjin për mbrojtjen e krerëve të GJKKO, SPAK dhe
Qeveria ndryshon ligjin për sigurinë fizike të krerëve të Gjykatës së Posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vendimi u mor sot (8 tetor) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit Tiranë, kur u vra në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.

Konkretisht qeveria ka bërë ndryshimin në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Ky vendim nuk përfshin sigurinë e gjykatave dhe prokurorive të tjera në rrethe e Tiranë.

Është vendosur që krerët (kryetarët) e tre institucioneve të ruhen me truproja të dy niveleve, bazë dhe të mesëm, si dhe kjo siguri fizike të vijojë me 2 vite pas mbarimit të detyrës për GJKKO (shkalla e parë dhe e dytë) dhe BKH, dhe për 3 vite për kreun e SPAK-ut.

Ndryshimi i bërë nga Këshilli i Ministrave:

“Në Pikën 3 te vendimit “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 (dy) vjet pas përfundimit të tij. Garantimi i mbrojtjes personale të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 3 (tre) vjet pas përfundimit të tij”.

Qeveria forcon ligjin për mbrojtjen e krerëve të GJKKO, SPAK dhe

 

Po ndodh...

ide