Kombëtarja në nevojë para Serbisë, Silvinjo fton futbollistin e Partizanit dhe të Vllaznisë
8 Tetor 2025, 18:36 / SPORT

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Me kuqezinjtë janë bashkuar edhe dy lojtarë nga Superiorja, pikërisht Albion Marku i Partizanit dhe Elmando Gjini nga Vllaznia.
Të dy bashkë llogariten aktualisht vetëm për seancat stërvitore. Kuqezinjtë janë kështu në nevojë, ndërsa në prag është ndeshja me Serbinë.
Silvinjo nuk preferoi të ftonte më tepër se 25 lojtarë, teksa aktualisht për sfidën me Serbinë konsiderohen 24 në dispozicion. Ardian Ismajli i dëmtuar nuk është zëvendësuar.
Sfida me Serbinë do të luhet të shtunën, prej orës 20:45. Nga ky takim do të vendosen shumë për fatet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Nga Sokol Neçaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

