
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht!

Në ‘5 Pyetjet nga Babaramo' mbrëmjen e sotme u fol për zgjedhjet e 11 majit 2025. Adriatik Lapaj, Mentor Kikia dhe Agim Nesho u ndalën tek vota e diasporës që pritet të jetë risi në këto zgjedhje. Për momentin janë regjistruar 10 mijë emigrantë shqiptarë nga diaspora si zgjedhës brenda 3 ditësh. Lapaj thotë për Babaramon se deri më tani portal po funksionon.
'Janë pafund që futen dhe nuk u identifikohet fotografia. U dilte një përgjigje që nuk përputhje data e lindjes me regjistrin e gjendjes civile. Aplikacioni është updatuar në 5 të mëngjesit. Gabimi ishte në veprim. Nuk hyj te njerëzit që fillojnë e mallkojnë, e rëndësishme që po funksionon dhe ta nxisim që të funksionojë më mirë.'
Kikia e sheh me skepticizëm atë që mund të ndodhi me votën e diasporës, pasi nuk do jetë e fshehtë por do votohet kolektivisht.
'Do doja që organizatorët të kapnin standardet. Procesi të ketë besueshmëri. Mund të ketë probleme teknike. Por duhen qartësuar. Do duhen të qartësohen këto gjëra për të mos lënë hije. Duhet kalimi i provimit të standardit. Si do votojnë shqiptarët, do jetë komike. Shqiptarët nuk do votojnë. Të votosh do të thotë të votosh në mënyrë të fshehtë. Shqiptarët do votojnë në shoqëri. Do shkojnë te klubi i fshatit dhe do thonë kë do votojmë. Më e pakta do jetë në tavolinën e bukës, pastaj për të shkuar tek influence. Ka dhe njerëz të botës së krimit, që kanë influencën e tyre. Është një votë totalisht jashtë standardit të zgjedhjeve normale. Për nga mënyra si do votohet nuk pres standard politik.'
-
Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil
13 Janar, 22:24 -
-
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128