
Vota e diasporës/ Komisioni i Ligjeve miraton paketën e PS për Kodin Zgjedhor, socialistët kundër propozimit për votimin me ID të huaj, por lënë një mundësi të hapur

Paketa e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor e propozuar nga PS që lehtëson votën e diasporës është miratuar në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Nisma parashikon afrimin e afateve të regjistrimit të partive, koalicioneve zgjedhore dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, mbulimin e të gjitha shpenzimeve postare për votën e diasporës, si dhe numërimin e votës së diasporës nga KQZ dhe përfaqësues të partive.
Ndërkohë që mazhoranca refuzoi të votojë nismën e demokratëve, sipas të cilës të drejtën për regjistrim në Platformën e KQZ ta kenë edhe ata shqiparë në diasporë, duke përdorur një mjet identifikimi të një shteti tjetër.
Megjithatë, socialisti Damian Gjiknuri la të hapur mundësinë për realizimin e kërkesës së opozitës.
Mbledhja e komisionit të Ligjeve i parapriu diskutimeve dhe votimit në seancën plenare të së enjtes, ku do të qartësohet nëse ndryshimet në Kod do të votohen apo jo, marrë parasysh se për rishikimin e ligjit elektoral nevojiten të paktën 84 vota deputetësh.
-
Erion Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani
11 Shkurt, 18:56 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128