Votim me ID të huaj? Shehi kundër Berishës: Më duket e çuditshme, nuk mund të realizohet

6 Shkurt 2025, 16:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Votim me ID të huaj? Shehi kundër Berishës: Më duket e

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi është kundër propozimit të kryedemokratit Sali Berisha, që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të votojnë edhe emigrantë shqiptarë që kanë dokumente të huaja.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Shehi u shpreh se ky propozim i duket i çuditshëm, teksa shtoi se nuk mund të realizohet.

“Kjo puna e 84 votave, është përralla më e madhe. Zoti Rama, mezi i mori 73 vota, i mori me alatët që ka. Megjithë vështirësitë që ka opozita, ka shans që e gjitha bashkë të dalë fitimtare. Vijmë te vota e diasporës. Vota, kjo është votë e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, do ishte më korrekt. Kam një ide timen.

Ne kemi vënë një ligj për të votuar shqiptarë jashtë Shqipërisë. Kam shtyrë që ligji të bëhet, që njerëzit të votojnë. Ne kemi vendosur si LZHK, që të mos transferohemi andej me tabela e me flamuj.

Do shohim se çfarë do kërkohet në kod zgjedhor. Nëse kërkohet që do ua paguajë shteti koston, jemi në favor. Kemi interes të involvohen në këtë proces, jam dakord që të shtyhet vlefshmëria e dokumenteve. Deri këtu jam në rregull. Nuk e di çfarë kërkon PD dhe PS. Do t’i gjykojmë. Jam dakord të bëjmë çdo gjë që ata të votojnë, ato që mund të bëhet. Ato që nuk kanë dokumente shqiptare, nuk votojnë atje jashtë, por as këtu në Shqipëri. Më duket çudi. Nga këto, mund të ketë relativisht shumë pak”, theksoi ai.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128