Ylli Manjani: Kur shoh Kamala Harris, nuk gjej asnjë dallim nga Elisa Spiropali
Juristi Ylli Manjani shprehet se vitet e fundit administatat amerikanë kanë bërë dëme të mëdha në Shqipëri, duke nënkuptuar mbështetjen që kanë dhënë për Edi Ramën.
Më tej Manjani shprehet se kur sheh Kamala Harris nuk gjen asnjë dallim mes saj dhe Elisa Spriopalit.
“Unë kam një zhgënjim shumë të madh nga demokracia e këtyre viteve të fundit, nga kriza esenciale që ka perëndimi, përfshirë dhe SHBA, veçanërisht nga goditja esenciale që i ka bërë disa vlerave të shtetit, të së drejtës, të kulturës politike në tërësi, demokracia liberale.
Kam parasysh këtu që Europa është e zhytur në këtë lloj moçalishte, por edhe SHBA-të që kanë ardhur nga kjo lloj kulture, them që mua më kanë zhgënjyer realisht dhe e kam humbur interesin personal.
Kur shoh atë Kamala Harris, nuk gjej asnjë dallim nga Elisa Spiropali, ashtu si kur shoh këtë Donald Trump nuk shoh asnjë ndryshim nga ndonjë personazh, kë të doni ju.
Nuk më intereson fare në këtë pjesë, edhe për një arsye tjetër se në raport me Shqipërinë të dyja administratat, edhe Republikane dhe Demokrate, kanë bërë dëme të jashtëzakonshme”, tha Ylli Manjani në “A Show”.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128