Zelensky kërkon bashkëprodhimin e municioneve/ Kulluri: Propozim interesant! Do i bënte mirë ekonomisë së Shqipërisë
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri vlerëson pozitivisht propozimin e sotëm nga presidenti Zelensky për prodhimin e armëve e municioneve të përbashkëta.
Në një intervistë për emisionin “Përballje” në Report Tv, Kulluri vlerëson se një bashkëpunim i tillë jo vetëm që do të rikthejë industrinë e prodhimit të armëve por dhe do i sjellë përfitime ekonomike vendit.
“Duhet rritur financimi i forcave të armatosura dhe i shërbimeve të inteligjencës. Akoma nuk kemi nivelet e duhura të rekrutimit të të gjitha niveleve të forcave të armatosura. Situata është e brishtë në botë. Duhet të rrisim kapacitetet edhe për veten tonë. E dimë që në Ballkan janë të përfshira shumë interesa të vendeve të mëdha.
Kemi pasur traditë në prodhimin e armëve të vogla. Duke pasur këtë eksperiencë dhe duke qenë një nga vendet më të militarizuara para 90, por duhet të mbajmë nga ajo kohë prodhimin e armatimeve. Propozimi është interesant. Kjo është edhe një biznes i mirë për shtetin. Do i bënte mirë edhe ekonomisë”, u shpreh Kulluri.
Duke folur për samitin “Ukraina – Evropa Juglindore” organizuar sot në Tiranë Kulluri tha se kemi të bëjmë jo vetëm me një ngjarje pozitive për Shqipërinë, që nuk ka të bëjë me përfitime personale apo politike të kryeministrit.
“Samiti është një ngjarje pozitive. Është një betejë e bllokut demokratik ndaj kërcënimit autokratik që i bëhet perëndimit nga pushtimi rus i Ukrainës. Duhet të jemi qartë krah Ukrainës dhe çdo vendi që pëson sulme ushtarake nga Rusia apo cilido vend pa asnjë shkak.
Çdo reduktim i bisedës për përfitime të brendshme apo jashtme është një debat absurd dhe provincial. Do ishte naive nga ana e kryeministrin ta shiste samitin si arritje personale”, tha Kulluri.
Nga ana tjetër, Kulluri shtoi se duhen rritur kapacitetet ushtarake prodhuese në vend, pasi po shihet se ka një situatë të acaruar e cila mund të përshkallëzohet.
“Besoj që të gjitha vendet e rajonit, flas vendet e rreshtuar me perëndimin kanë një detyrim të brendshëm për të plotësuar nevojat ushtarake. Pas vitit 2014 me lëvizjen separatiste në Ukrainë u pa qartë se do kishte situatë të acaruar në Ukrainë. Klima e sigurisë në botë, na ka çuar në përfundimin që kapacitetet ushtarake duhet të rriten. Më së pari ndërveprueshmëria. Kapacitete prodhuese. Duhet të rriten ekonomitë. Është çështje rekrutimi, e masës njerëzore ushtarake të një vendi”, shtoi ai.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128