Zgjedhjet në PE, pse humbën shqiptarët/ Politologu: Strategji e gabuar elektorale. Shoqëria italiane s’është gati të ketë një kandidat shqiptar

Politologu Alban Daci, në një lidhje live për “Real Story’, komentoi humbjen e kandidatit shqiptar për eurodeputet në Itali, Muharrem Salihu. Ai thotë se kandidati ndoqi një strategji të gabuar elektorale.
“Së pari, ka qenë zgjedhje e gabuar e siglës. Sepse një sipërmarrës nuk përfaqësohet me një subjekt të majtë, dhe që ishte i papërfillshëm. Së dyti, është paaftësia e personave që e kanë rrethuar për të organizuar një fushatë elektorale. Strategjia e tij duhet të përqendrohej vetëm në Venecia. Të kishte takuar cdo llloj shqiptari, drejtpërdrejt ose nëpërmjet të tjerëve. Tentoi një çështje imazhi facebooku. Bënte një takim në Trento, më pas në Rimini, që ishin harxhim energjie dhe vota të paragantuara. Së treti, ai ka një sektor sipërmarrjeje që nuk bën pjesë në realitetin shqiptar në Itali, në hoteleri dhe restorante luksoze. Shqiptarët s’kanë mundësi financiare që ta frekuentojnë biznesin e tij. Ai nuk kishte një rrjet të mjaftueshëm kontaktesh të votursve shqiptare. Kjo bëri që të dështonte në misionin e vet, pa llogaritur faktin që megjithëse investoi tek opinioni apo raste të tjera që ishin të gabuara sepse krijoi një imazh të gabuar. Duhej të paraqitej si kandidat italian përderisa ka 30 vite në Itali dhe votat e shqiptarëve duhet t’i kishte vota kolaterale dhe jo si garanci për të fituar zgjedhjet.”, tha Daci.
-
Shpërthim në një gropë pallati te “Myslym Shyri” në Tiranë
10 Qershor, 23:11 -
Zogaj: Mitsotakis e mori si sfidë Belerin, u investua personalisht
10 Qershor, 23:08
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


