Patëllxhanë të mbushur

23 Qershor 2024, 08:06 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:

4 patëllxhanë
1 karrotë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 qepë
500 gr mish i grirë
2 lgj salcë domate
3 domate
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, i vendosim në ujë me kripë dhe më pas i skuqim me pak vaj. Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë. Kaurdisim mishin e grirë derisa të kokrrizohet, shtojmë qepët, karrotat, pjesët e brendshme të patëllxhanëve dhe gradualisht domatet dhe specat. I kaurdisim të gjitha duke shtuar bimët aromatike dhe erëzat bashkë me salcën. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve dhe i vendosin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.

 

Po ndodh...