Petulla dhe proshutë: një mëngjes alla Xhuzepe Verdi

Petullat janë një ndër produktet kulinare më të njohura në kuzhinën tonë. Ato zakonisht shoqërohen me reçelra dhe lloje të ndryshme djathi. Petullat që Alfa sjellë sot si recetë nuk mund të shijohen nëse nuk i shoqëron me proshutë të pjekur, madje me një lloj të veçantë sallami që njihet si “spalla cotta”. Përgatitja e tyre është e thjeshtë dhe gjithë sekreti qëndron tek mbushja.
Petulla të skuqura me proshutë të pjekur
Koha e përgatitjes: 40 minuta
Koha e ardhjes së brumit: 30 minuta
Koha e gatimit: 5 minuta
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
500 gr miell “00”, 125 ml ujë, 125 ml qumësht, 2 lugë kafeje maja, 1,5 lugë gjelle vaj vegjetal, 2 lugë kafeje kripë, 300 gr proshutë e pjekur, vaj për skuqje sipas nevojës.
Përgatitja
1. Hidhni miellin në formë piramide në banakun e kuzhinës. Hapini një vrimë në mes.
2. Tretni majanë në ujë dhe qumësht në temperaturë 30 gradë celsius.
3. Këtë përbërje hidheni tek mielli dhe filloni të zini brumin. Shtoni 1.5 lugë gjelle vaj vegjetal dhe në fund dy lugë kafeje kripë.
4. Punojeni brumin derisa të merrni një masë homogjene dhe elastike. Mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të vijë për 30 minuta në temperaturë ambienti.
5. Në përfundim të kohës hapeni brumin një petë me trashësi 3 mm dhe priteni në forma rombi ose në çdo formë tjetër.
6. Hidhni një sasi të mjaftueshme vaji në tigan dhe kur të arrijë temperaturën e duhur skuqni petullat nga të dyja anët për rreth 5 minuta.
7. Përgatisni ndërkohë proshutën. Prijeni në copa me trashësi 2 mm. Futeni në furrë të marrë një rreshkje.
8. Petullat shërbejini të ngrohta me proshutë të pjekur.
Historiku i recetës
“Spalla cotta” është një sallam që prodhohet në gjithë luginën e poshtme të krahinës së Parmës, Kremona dhe Lombardi. Ai mbushet së bashku me kockat dhe gatuhet për shumë orë me një solucion gjymë ujë dhe gjysmë verë. Ky sallam është aromatik, i shijshëm dhe mendohet se përdorej si produkt që në Romën e Lashtë. Në historikun e kulinarisë italiane ai është i lidhur ngushtë me emrin e kompozitorit të famshëm italianë Xhuzepe Verdi, i cili e pëlqente shumë dhe jua dërgonte miqve të tij të shoqëruar me letra të gjata ku ju shpjegonte mënyrën më të mirë të përgatitjes dhe shijimit të spalla cotta-s. Si shoqërues i petullave të skuqura ai është kombinim perfekt me një gotë verë të kuqe të ëmbël, Fortana.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
