Drama sërish/ I dashuri i Cardi B paditet nga ish-partnerja

I dashuri i Cardi B, me të cilin ajo po pret edhe një fëmijë, Stefon Diggs, është paditur nga ish e dashura e tij, Mulan Hernandez për sulm dhe përpjekje për ta bërë të heshtë.
Ajo ngriti një padi kundër yllit të NFL në muajin prill pasi 31-vjeçari e kishte paditur i pari në shkurt për sulm.
Hernandez mohoi akuzat e Diggs dhe tha se ai ishte agresiv fizikisht ndaj saj gjatë lidhjes së tyre të shkurtër në vitin 2024.
24-vjeçarja tha se ai e sulmoi nga pas dhe e goditi në kokë më 7 qershor 2024. Sipas saj, incidenti i shkaktoi një të çarë në kokë.
Ajo pretendon se Diggs “u përpoq ta shtynte për të firmosur një marrëveshje fshehtësie që akti i tij dashakeq dhe skandaloz të fshihej nga NFL dhe syri i publikut”.
Sipas saj, ai veproi “rrëmbimthi” dhe dërgoi asistentin në Houston që ta bindte për të firmosur marrëveshjen.
Duket se Hernandez nuk e ka firmosur, por në nëntor të vitit të shkuar avokatët e saj u përpoqën ta bindnin avokatin e Diggs që klienti i tij të mbante përgjegjësi.
Në padi, Hernandez kërkon një minimum prej 250 mijë dollarësh dhe deri në 1 milionë dollarë për dëmet fizike dhe mendore, bashkë me shpenzimet mjekësore.
Po ndodh...
Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


