Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër ndaj Eglit pas rikthimit në BBVA: Nuk ndjen…

17 Mars 2025, 17:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër ndaj Eglit pas rikthimit

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit.

Në një postim të bërë së fundmi në InstaStory-n e tij, në një shkrim të gjatë, thuhet ndër të tjera se personazhet e rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur ato çka kanë parë jashtë.

Pas rikthimit të saj, Egli ka ndryshuar totalisht sjellje kundrejt Gjestit, duke e bërë këtë të fundit konfuz në lidhje me informacionet që ajo mund të ketë marrë jashtë shtëpisë.

“I mbyllur per me shume se 150 dite, pa qasje ne boten e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmes, pa e ditur cfare mendon bota, qe nuk ndjen as duartrokitjet e atyre qe e duan, por e as “perbuzjen” e atyre qe nuk e duan por serish e ndjekin ne cdo levizje tijen.

I vijne njerez qe kane pasur fatin te dalin jashte, te mbushen me informacione te fresketa e t’ia servirin ato te perzgjedhurat per ta thyer, per ta rrezuar duke e nxitur te dyshoje te vetja dhe te humbase busullen e lojes. E megjithate, ka ende fuqine ta shnderroje gjithe kete presion ne burim force te pashterrshme.

Nese ka nje fitore qe eshte me e veshtira ne te gjitha historite e Big Brother-ave eshte kjo. Jo nje fitore qe vjen gjithmone me brohoritje, por ajo qe vjen pasi ke kaluar neper humnere, kur gjithcka ka punuar kunder teje, pa asnje dritare te hapur, pa asnje dore te shtrire por vetem me nje shpirt qe refuzoi te mposhtet. Kjo eshte nje fitore qe nuk kuptohet nga te gjithe, por peshon me rende se cdo gje tjeter.”

 

Po ndodh...