
"Flej e zgjohem me ty"/ Mevlan Shaba reagon për dedikimin ndaj Livias: Më qan shpirti...

Artisti i njohur Mevlan Shaba, i ftuar në emisionin Ndryshe, komentoi mbi raportin që ai ruan me Livian, aktualisht banore e “BBVA4”
I pyetur nëse ekziston mundësia që të bëhet pjesë e “BBVA4” Mevlani pranoi se dikur kishte pasur shumë dëshirë, por tani është i dyzuar nëse hyrja e tij do të kishte vlerë apo jo.
“Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ja vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them jo, më qan shpirti. Nuk e di” u shpreh Mevlani.
Kujtojmë se gjatë rubrikës “Big Love” Livia mori një mesazh nga dikush që u prezantua me emrin Melo, ashtu siç ajo e thërret Mevlanin. Për rrjeddojë u spekulua se ai ka akoma ndjenja ndaj ish-partneres.
Së fundmi Mevlani reagoi dhe ndaj këtyre aludimeve, duke u shprehur se nuk dëshironte që kjo histori të përmendej brenda shtëpisë, pasi mund të përdorej kundër Livias:
“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ja përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit.”

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128