
Katy Perry shkon në Hënë! Pjesë e ekuipazhit vetëm me gra në anijen e Jeff Bezos

Ylli i popit Katy Perry dhe pesë gra të tjera janë gati për fluturimin historik drejt hënës . Ky është fluturimi i 31-të me anijen kozmike, New Shepard dhe i pari që do të jetë me një ekuipazh vetëm me gra që prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë
Katy Perry realizon ëndrrën e saj duke u nisur në një fluturimin historik në hënë.
Këngëtarja 40-vjeçare do të shkojë me raketën “New Shepard” të kompanisë Blue Origin, në pronësi të miliarderit Jeff Bezos, ku pjesë e ekuipazhit është edhe e fejuara e miliarderit, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, një producente dhe një aktivisten e njohur.
Në një imazh të postuar në rrjetet sociale, vajzat ishin të gjitha të veshura me kostume blu dhe të grimuara gati për fluturim.
Jo vetëm kaq, por bashkëpunëtorët e Lauren kanë dhënë edhe disa detaje pikante për New York Times.
Sanchez ka menduar për gjithçka dhe madje ka telefonuar Kim Kardashian për të marrë të brendshmet e Skims për mikeshat e saj që të shkojnë në hapësirë të veshura me stil.
Katy Perry do të bëhet ylli i parë i popit që shkon në hapësirë.
“Më ka interesuar gjithnjë astrofizika, astronomia, astrologjia dhe yjet. Ne përbëhemi nga pluhur yjesh dhe vijmë prej yjeve”, tha ajo për meiat e huaja.
Ky do të jetë fluturimi i 31-të me anijen kozmike Neë Shepard dhe i pari që do të jetë me një ekuipazh vetëm me gra që prej vitit 1963
Fluturimi pritet të zgjasë rreth 11 minuta dhe do të kalojë mbi vijën Kármán, 100 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, që konsiderohet si kufiri ndërkombëtar i hapësirës.
Raketa është plotësisht autonome dhe nuk kërkon pilotë.
Ekuipazhi do të përjetojë disa momente të peshës së lehtë para se kapsula të rikthehet në Tokë me ndihmën e parashutave, ndërsa shtytësi do të ulet vetë rreth dy milje nga vendi i nisjes.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128