Këngëtarja e njohur nga Kosova flet për situatën para luftës: Na detyronin që tekstin e këngës ta përkthenim serbisht

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Hyjnesha me Elvana Shala”. Ajo ka rrëfyer përballë moderatores peripecitë që artistët kanë pasur në periudhën e para luftës.
Mes të tjerash, këngëtarja nga Mitrovica ka rrëfyer se regjimi serb në atë kohe i kishte detyruar që të përkthenin çdo krijim artistik në serbisht, në mënyrë që të fitonin të drejtën për t’i interpretuar këngët e tyre.
“Kemi pasur sfidë, për shembull tekstin e këngës është dashur ta përkthejmë në gjuhën serbe, ta dërgojmë në komunë. Më pas komuna është dashur ta aprovojnë, ta vulosin, ta nënshkruajnë – për të pasur ti të drejtën për ta kënduar në koncert”, tha Mihrije Braha.
Por pavarësisht vështirësive, këngëtarja e njohur nga Kosova ia ka dalë që të krijojë një karrierë të suksesshme në muzikë, krah bashkëshortit të saj, Naim Abazit.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
