Egla harron mbathjet e Julit dhe debaton për ato të Gracianos: Tek shtëpia mamit…, s’të vjen turp

2 Shkurt 2024, 13:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Egla harron mbathjet e Julit dhe debaton për ato të Gracianos: Tek

Duket se aktorja Egla Ceno e ka shumë bezdi të shohë meshkujt e “Big Brother Vip” me mbathje në shtëpi, ku ka debatuar disa herë me kolegun e saj Julian Deda dhe së fundmi është përplasur ashpër për të njëjtën arsye dhe me Graciano Taganin.

Teksa ka parë balerinin me të brendshme në dhomën e gjumit, Egla Ceno i ka kërkuar që të vishej dhe të mos qëndronte me boksera në shtëpi. Por Graciano i ka kërkuar që të mbulohej derisa ai të vishej, gjë që aktorja e ka refuzuar duke shkaktuar përplasje me balerinin, i cili nisi t’i kërcente para syve me të brendshme.

Pjesë nga debati:

Egla: Vish ndonjë bluze, a ndonjë gjë. Hë bir

Graciano: Ti shtrihu pak sa të vishem unë, mbulohu

Egla: Jo

Graciano: Realisht sa të vishem

Egla: S’do mbuloj kokën unë që të rrish ti ashtu

Graciano: Sa të vishem, sdo i fus spinin

Egla: T’i fusësh dhe të mos dalësh më ashtu

Graciano: S’më vendos rregullat ti mua

Egla: Janë rregullat bazë, të sjelljes

Graciano: Rregullat e sjelljes t’i dije ti pak më mirë për veten tënde

Egla: Tek shtëpia e mamit…

Graciano: Hera e parë dhe e fundit, shko futi joga se të ka dalë efekti. Hera e parë dhe e fundit qe guxon të përmendësh. Negative. S’të vjen turp

Egla: O sa gjynah

Graciano: Egla ka ardhur ora e jogës

Egla: Ik ore, mos më fol fare atë bëj.

 

Po ndodh...

ide