Ndahet nga jeta kryetari i shoqatës “Normalisti”, Rudolf Deljana

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare Rudolf Deliana, Kryetari i shoqatës “Normalisti” , një prej mësuesve më të njohur e ndër më të nderuarit e gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Elbasanit.
Deliana ishte pasardhës i familjes së Konstandin Kristoforidhit.
Ai kontribuoi për afro 40 vite si profesor për edukimin e brezave të rinj.
Rudolf Deliana iku nga kjo jetë duke lënë pas imazhin e një njeriu të përsosur që mbetet shembull frymëzimi për të gjithë. Ai do mbahet mënd për kontributet mbi tekstet dhe teknologjinë se sa kjo ndikonte tek të nxënit.
Rudolf Deliana e kujtonte shkollën Normale si simbol i Elbasanit dhe të domosdoshme nevojën për të pasur një muze kombëtar të arsimit.
Elbasani ka qenë qyteti i arsimtarëve duke kontribuar mjaft në arsimin kombëtar.
Kjo traditë më shumë se 110 vjeçare vazhdon të ruhet e paprekur nga ish normalistët, simbol i dashurisë për mësimdhënien si dhe nga breza të tërë mësuesish që vazhdojnë në gjurmët e tyre.
Ai ishte ish nxënës i vitit 1937 të Normales së Elbasanit dhe ndarja e Rudolf Delianës nga jeta është një lajm i trishtë dhe humbje e madhe për arsimin në Shqipëri.
-
-
Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, pranga 61-vjeçarit
2 Shkurt, 12:05 -
-
E moshuara gjendet e pajetë në rrugë në Durrës, ja dyshimet
2 Shkurt, 11:46 -
-
-
-
Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, pranga 61-vjeçarit
2 Shkurt, 12:05 -
-
E moshuara gjendet e pajetë në rrugë në Durrës, ja dyshimet
2 Shkurt, 11:46 -
-
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






