Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, pranga 61-vjeçarit

2 Shkurt 2024, 12:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, pranga

Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Vorë. Mësohet se atij i janë gjetur në banesë armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat i janë sekuestruar nga blutë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hill”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi 61 vjeç, banues në Vorë.”- njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.

 

Po ndodh...

ide