Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Korçë, djali i të moshuarës tregon telefonatën e fundit. Si refuzoi e bija të shtronte në spital nënën

2 Shkurt 2024, 12:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Korçë, ku nënë dhe bijë u gjetën të pajeta dje në banesën e tyre.

Eleni dhe Ornela Vangjeli prej disa ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmeve të tyre. Mësohet se ishte djali i të moshuarës së paralizuar ai që bëri denoncimin në polici.

Ai tha për gazetaren e 'News 24' se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij.

“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur ai.

Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe kjo e kishte detyruar të bijën që ta çonte në spital.

Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që nëna të shtrohej, por e bija nuk kishte pranuar. Në rrethana ende të paqarta, të dyja, nënë e bijë janë gjetur të pajeta, ndërsa dyshohet se vdiqën për shkaqe natyrale.

 

Po ndodh...

ide