Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, autorët marrin rreth 10 mijë euro
2 Shkurt 2024, 13:12 / AKTUALITET

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Institutit në Tiranë, teksangjarja është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.
Bëhet me dije se pre e grabitjes ka rënë një pikë këmbimi valutor në urën e Institutit. Dyshohet se autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 8-10 mijë eurosh.
Sipas infornacioneve, autorët kanë qenë tre persona të maskuar. Grabitësit kanë çarë dhe shembur një pjesë të murit të brendshëm të ndërtesës për të hyrë brenda Exchange-s.
Janë hapur kamerat e sigurisë por nuk janë mundur të identifikohen autorët për shkak se kanë qenë të maskuar. Ata kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ndodh...
ide
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
Nga Kreshnik Spahiu
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


