Aksion i madh i Policisë së Kosovës kundër strukturave paralele të Serbisë

Policia e Kosovës ka nisur një aksion nëpër disa vendbanime në komunat e Pejës, Klinës dhe Istogut.
Gazeta Express raporton se aksioni i sotëm është i ngjashëm me atë që është zhvilluar në Dragash për mbylljen e komunave paralele serbe.
Para disa ditësh, Policia e Kosovës ka mbyllur katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.
Përveç policisë, atë ditë në terren kishin dalë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ai për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ky i fundit ishte zotuar se institucionet e vendit “nuk do të lejojnë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”.
Edhe mediumi në gjuhën serbe “Radio Kim” ka raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në oborrin e komunës paralele të Istogut në fshatin Osojan.
Sipas këtij mediumi, policia ka shkuar gjithashtu edhe në zyrën postare dhe në ambulantën e këtij fshati.
-
-
-
Ndahet nga jeta kryetari i shoqatës “Normalisti”, Rudolf Deljana
2 Shkurt, 12:31 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




