Hakerët përgënjeshtrojnë INSTAT: Kemi akses në të gjitha të dhënat e Census-it

Hakerët iranianë “Homeland Justice” kanë sulmuar faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave ditën e djeshme duke vërtetuar sërish sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.
Në një reagim pas sulmit, INSTAT tha se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi ato janë ruajtur në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.
Por siç duket kjo është një gënjeshtër që e kanë nxjerrë sot në pah hakerët e “Homeland Justice” të cilët zbulojnë me anë të një video në Telegram se kanë siguruar të gjitha të dhënat e Census-it dhe mbi 100 Terabajt të GIS-it (Sistemi i Informacionit Gjeografik).
“Instat është fshehtësi më i madh i së vërtetës
Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të GIS-it tuaj dhe të dhënat e Census-it.
Të dhënat gjithashtu janë kopjuar dhe hequr nga serverët.
Do ta kthejmë Drejtësinë në Atdheun tonë
Të gjitha statistikat janë kundër jush”– shkruajnë hakerët krahas videos.
-
-
-
-
Ndahet nga jeta kryetari i shoqatës “Normalisti”, Rudolf Deljana
2 Shkurt, 12:31
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




