E rëndë në Fier! 18-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, policia merr nën hetim partnerin e saj

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fostoksinë. Policia njofton se e reja ka humbur jetën në spital pasditen e djeshme.
Dyshohet se e reja e ka ndërmarrë aktin pas konflikteve me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin Entilo D. Për këtë të fundit, policia ka nisur procedimin penal.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fiershegan të Fierit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B. M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.”– njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



