Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare këngëtari dhe basisti i grupit Moody Blues, John Lodge

10 Tetor 2025, 23:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare këngëtari dhe

Këngëtari dhe basisti i Moody Blues John Lodge, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistit është bërë i ditur nga familja e tij.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se John Lodge, bashkëshorti ynë i dashur, baba, gjysh, vjehërr dhe vëlla, ndërroi jetë papritur dhe në mënyrë të paçpritur. Siç e dinë të gjithë ata që e kanë dashur, dashuria më e madhe e jetës së tij ishte bashkëshortja e tij Kirsten dhe familja, ndërsa kishte një pasion të madh për muzikën dhe besimin e tij”, thuhet në njoftim.

“John u nda nga jeta në paqe, me njerëzit e tij më të dashur pranë dhe duke dëgjuar muzikën e Everly Brothers dhe Buddy Holly. Do të na mungojnë përjetësisht dashuria e tij, buzëqeshja, mirësia dhe mbështetja e tij e palodhur. Zemrat tona janë të thyera, por do të ecim përpara të mbështjellë nga dashuria që na la. Siç thoshte gjithmonë në fund të çdo koncerti: ‘Faleminderit që ruani besimi”, shtojnë ata.

John Lodge lindi në lagjen Erdington të Birminghamit dhe ndoqi shkollat Birches Green Junior, Central Grammar dhe më pas Birmingham College of Advanced Technology. Në vitin 1968 u martua me Kirsten dhe së bashku patën dy fëmijë. Kënga e Moody Blues, “Emily’s Song”, i është kushtuar vajzës së tyre.

Muzikanti britanik ishte një prej figurave kyçe në suksesin e grupit, duke kontribuar në disa prej këngëve më të njohura të tyre, si “Nights in White Satin”, “Question” dhe “Isn’t Life Strange”.

Lodge ishte pjesë e disa prej projekteve më të rëndësishme të Moody Blues, përfshirë albumin psikodelik “Days of Future Passed” të vitit 1967, i cili konsiderohet si një nga albumet e para konceptuale në historinë e rock-ut, si dhe albumin vijues “In Search of the Lost Chord” (1968), ku grupi eksperimentoi me tinguj më të guximshëm.

Midis viteve 1969 dhe 1972, Lodge kontribuoi në albumet “On the Threshold of a Dream”, “To Our Children’s Children’s Children”, “A Question of Balance”, “Every Good Boy Deserves Favour” dhe “Seventh Sojourn”, me të cilat Moody Blues u konsoliduan si një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut progresiv.

 

Po ndodh...

ide