Ndërhyri vjehrra apo çështje tradhtie? Aktorja e famshme turke injoron pyetjet për ndarjen nga i dashuri

Lidhja trevjeçare e aktores së famshme turke, Hande Erçel me të dashurin e saj, Hakan Sabancı, ka mbaruar. Teksa u pa për here të parë pas ndarjes në publik, ajo dukej mjaft e dëshpëruar, duke injoruar pyetjet e gazetarëve.
Duke folur me përfaqësuesit e shtypit në aeroport, pasi u kthye nga Parisi disa javë më parë, aktorja komentoi mungesën e të dashurit të saj Hakan Sabancı:
“Hakan nuk ishte me mua sepse shkova për punë. Ai zakonisht nuk vjen me mua në udhëtimet e mia të biznesit; ne jemi kryesisht bashkë gjatë pushimeve”.
Hakan Sabancı ndau në rrjetet sociale foto të tij dhe të dashurës së tij Hande Erçel në trenin Romë-Paris. Këto foto surprizë mohuan përfundimisht raportet për ndarjen e tyre.
Pikërisht kur gjithçka po shkonte mirë, Hande Erçel hoqi fotot e saj me Hakan nga llogaria e saj në “Instagram”. Edhe pse çifti nuk bëri një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmin e ndarjes së tyre, ata u panë duke vazhduar të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas aktores, edhe Hakan Sabancı hoqi të gjitha fotot e tyre së bashku nga llogaria e tij në “Instagram”. Ky zhvillim i habitshëm konfirmoi ndarjen e çiftit.
DEKLARATA E PARË PAS NDARJES
Hande Erçel, i shmangu pyetjes së tradhtisë.
Kur një gazetar e pyeti nëse do të bënte ndonjëherë një deklaratë në lidhje me ndarjen e saj nga Hakan Bey, Erçel u përgjigj: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.”
Erçel e la pa përgjigje pyetjen, “A është kjo ndarje një tradhti?”.
Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit. Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione të padurueshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


