Personazh dhe në Portokalli\ Dhunoi ish-dhëndrin, Princin e Shqipërisë! Kush është Gjergj Zaharia?

6 Mars 2024, 12:23 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Personazh dhe në Portokalli Dhunoi ish-dhëndrin, Princin e

Familja Mbretërore sot ishte në qendër të mediave për shkak të denoncimeve të bëra për dhunë.

Princi Leka II është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Pasi është dhënuar me sende të forta, Princi ka shkuar dhe ka bërë denoncim në Policinë e Shtetit, duke akuzuar vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia për dhunë fizike. 

Po kush është Gjergj Zaharia, ish vjehrri i Princ Lekës? 

Gjergji ka pasur postin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit tek gjimnazi "Ismail Qemali", ndërsa për publikun e gjerë si ish-bashkëshorti i aktores së njohur shqiptare, Yllka Mujo.

Gjithashtu ai ishte dhe personazhi i cili aktori Rezart Vleshnaj e ka imituar dhe në Portokalli.

Dhe vjet u bë pjesë edhe e shtëpisë më të famshme në vend, asaj të "Big Brother VIP 2", duke i bërë një surprizë djalit të tij, aktorit Amos Zaharia.

Madje këtij të fundit i tërhoqi vëmendjen për batutat e përdorura gjatë spektaklit.


 

 

 

Po ndodh...

ide