Vjen kartolina e parë e familjes Bieber, bashkë me të voglin e tyre!
Duket se Hailey Bieber po shijon fillimin e sezonit të festave me familjen e saj. Së fundmi ka ndarë një postim të ngrohtë në Instagram ku shkruante:
Nëntori, aka muaji më i mirë i vitit
Ku në foton e parë tregonte Hailey-n gjatë një shëtitjeje në natyrë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, dhe djalin e tyre 3-muajsh, Jack.
Pronarja e markës “Rhode” mbante të voglin afër gjoksit, veshur me një pallto me print kafshësh. Edhe pse fytyra e djalit ishte kthyer nga kamera, fansat mund të shihnin lehtësisht që ai kishte veshur një xhup blu.
Visualizza questo post su Instagram
Hailey e kishte përfunduar pamjen me një kapele të zezë dhe syze dielli. Justin, nga ana tjetër, mbante një xhaketë me print ‘kamuflazhi’ në ngjyra të bardha dhe të zeza gjatë kësaj shëtitjeje familjare. Këngëtari 30-vjeçar ishte veshur me një hoodie dhe të dy bashkë duken shumë të lumtur duke buzëqeshur për kamerën.
Përveç kësaj fotografie të bukur familjare, Hailey ndau disa imazhe të tjera që tregojnë punën e saj me markën e bukurisë.
Po ashtu, ajo ndau momente të ngrohta në shtëpi, duke shfaqur një tavë me cinamon rolls.
Hailey dhe Justin u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht, dhe këngëtari e bëri të ditur lajmin me një postim të ëmbël në rrjetet sociale. Ai shkruante:
– duke publikuar një foto të Hailey-t duke mbajtur këmbën e Jack-ut, e cila ishte mbështjellë me një batanije të butë. Ai gjithashtu zbuloi emrin e vogëlushit:
Që pas lindjes së Jack-ut, Hailey ka ndarë disa pamje të vogla të të birit, duke e ndihmuar publikun të shohë përparimin e jetës së saj si nënë. Fillimisht, ajo tregoi se si Jack festoi Halloween-in e tij të parë, duke veshur një kostum të frymëzuar nga filmi “Nightmare Before Christmas”, me personazhet Jack Skellington, Oogie Boogie dhe Zero, qenin e frikshëm.
Ndërkohë, modelja ka arritur të menaxhojë jetën e saj profesionale dhe atë si nënë. Ajo ka shprehur se po i jep prioritet balancës mes jetës familjare dhe punës. Në një intervistë për revistën “Women’s Wear Daily” në tetor, ajo theksoi:
Po bëj vetëm atë që ndihem komode ta bëj, fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht.
Hailey ka pranuar se markën e saj, të quajtur “Rhode” sipas emrit të saj të dytë, dhe e konsideron si një “fëmijë” të vetin.
Bukuroshja e themeloi këtë markë në qershor të vitit 2022, dhe ndërsa po rritet, Hailey ka reflektuar mbi mësimet që ka mësuar si një sipërmarrëse. Duke u shprehur:
Do të ndodhin gabime… do të ketë vështirësi që janë jashtë kontrollit tuaj, por duhet të mësoni të përshtateni dhe të punoni me to teksa vijnë.
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
Nevoja për reformim përpara kolapsit financiar të Bashkisë Vlorë!
Nëna ime Militante
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128