Spiropali flet për "shqiptarin e ri": Kombi e ka kërkuar me shekuj, por vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart! E ardhmja, e atyre që guxojnë
Ish-ministrja e kabinetit Rama, deputetja Elisa Spiropali ka udhëtuar këtë të hënë drejt Podgoricës, ku është takuar me dhjetëra të rinj shqiptarë. Emocionet e këtij takimi dhe momentet teksa shtrëngonte duart me të rinjtë, Spiropali i ka ndarë edhe në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të fortë për brezin e ri shqiptar.
Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se në Podgoricë pa "shqiptarin e ri", të cilin e përshkroi jo si një çështje moshe, por si një mentalitet të ri, që beson te dija, merita dhe puna, e jo te privilegjet apo lidhjet personale.
"Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart", shkruan ajo, duke theksuar se ky model gjendet kudo ku jetojnë shqiptarë, nga Mali i Zi e deri në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe diasporë.
Deputetja nënvizoi se brezat e mëparshëm luftuan për lirinë dhe mbijetesën, ndërsa sipas saj, misioni i brezit të ri është fitorja e dijes mbi injorancën, e meritës mbi privilegjin, e lirisë mbi nënshtrimin dhe e punës mbi pritjen.
Reagimi i plotë i Spiropalit:
Zemra mal nga energjia në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar, ku pashë diçka shumë më të madhe se një grup të rinjsh.
Ndjeva shqiptarët e rinj.
Nuk është thjesht një moshë, por një mentalitet. Ai djalë e ajo vajzë që nuk e mat veten me sa ka, por me sa di. Që nuk pyet "kë njoh", por "çfarë mund të ndërtoj". Shqiptari i ri është modeli që kombi ynë ka pritur me shekuj, por që vetëm sot ka guximin ta kërkojë kryelart. E pashë tek të rinjtë shqiptarë në Mal të Zi, por në fakt 'shqiptari i ri' gjendet kudo ka shqiptarë!
Brezat para nesh luftuan për t'u çliruar e mbijetuar. Ata na dhanë gjuhën, flamurin, identitetin, dhe ne u jemi përjetësisht borxhli.
Por shqiptari i ri ka disa misione të tjera, si fitoren e dijes mbi injorancën, të meritës mbi privilegjin, të lirisë mbi nënshtrimin, të punës mbi pritjen.
Ky është dhe vizioni që na bashkon, shqiptarë të një gjaku kudo që rrahin zemrat tona, në Tiranë e në Tuz, në Ulqin, Plavë, Guci, Shkup, Preshevë e në Prishtinë, në çdo skaj të botës.
Të zhvilluar, të lirë. E ardhmja i përket atyre që guxojnë.
Faleminderit Forumit Shqiptar që po e ushqen këtë frymë. Faleminderit shqiparëve të rinj kudo janë. Ju jeni dëshmia se Kombi ynë nuk ka vetëm të kaluar të lavdishme, por edhe të ardhme që do të na bëjë krenarë.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128