Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Edi Rama u shfaq në komunikimin e përjavshëm i zemëruar pasi, sipas tij, libri "The Albanian files" qenka keqkuptuar nga njerëz keqdashës ndaj tij apo ndaj të ardhmen e Shqipërisë. E para, që të ketë njerëz që nuk e duan kryeministrin, është gjëja më normale në një vend demokratik. Së dyti, të bërit si i prekur, madje duke besuar se, janë antishqiptarë ata që nuk e duan, është një mbrojtje djallëzore për të devijuar thelbin e debatit ndaj asaj që paraqet libri me projektet arikitekturore të hapësirës shqiptare.
Pikësëpari Rama duhet të shpjegojë këtë "koincidencë të çuditshme", që projekt e aplikuara pas ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura ishin bërë dy-tri vite përpara se të ndryshojë ky ligj? Si ka mundësi që arkitektë shumë të shtrenjtë botërorë projektojnë në zona ku nuk kishte asnjë dijeni për zhvillim? Kjo "koicidencë" mund të jetë vetëm pasojë e dijenisë së bizneseve të lidhur me këto zyra arkitekturore për "vullnetin" e Qeverisë për të ndryshuar ligjin që ndalonte investimin në këto zona.
Ndërkohë, edhe më e rëndë, në aspektin e të menduarit demokratik, është fakti se me dijeninë e plotë Rama trajtohet nga arkitektët si "mbret", duke nënkuptuar se ata kanë bindjen se në këtë vend ekziston vetëm dëshira e tij. Rama e ka edituar botimin dhe e ka prezantuar në takime ndërkombëtare këtë libër, duke lënë të kuptohet se është krejt dakord me mënyrën se si ata edhe ja shkruajnë, pa pasur frikë nga askush se kështu mund të mos realizohen projektet.
Pretendimi i Ramës se ai e ka shkruar editorialin e librit pa e lexuar materialin është pretendim qesharak. Edhe më qesharak është të thuash se shkrimi i arkitektit holandez është autoironi, siç deshi të na e paraqiste Rama.
Në cilin stil arkitekturor është e pëshkruar autoironia? Përse duhet të bënte autoironi autori kur në fakt "mbreti" mund të ishte vetëm Rama që kishte në dorë të ndryshonte ligjin? Ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura, që për "koicidencë" ka ndodhur dy-tri vite pas botimit të librit rrëzon çdo alibi.
E vetmja "autoironi" është me vetë Ramën që si "mbret" sheh se ja ka rrëmbyer "kurorën" algoritmi.
Në këtë proces, Rama që ka mbrojtur "veten mbret", e gjithë djallëzorja e Ramës nuk mund të fshihet pas asnjë engjëlli që vetëintervistohet në podcastin e tij kryeministror duke shpallur botërisht habinë e tij se përse shqiptarët nuk e besojnë më si mbretin e tyre./Alfapress.al
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128